Kur tashmë dihen rezultatet e votave të rregullta, atyre me kusht dhe rreth 60 për qind e votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje pritet që t’i marrë 49.9 për qind, apo 58 deputetë.

Ndërsa, pas saj vjen PDK-ja me 16.7 për qind apo 19 deputetë, derisa LDK me 12.7 për qind me 15 deputetë.

Kështu ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, sipas një përllogaritje të tij. Për vërtetësin e numrava, MekuliPress nuk garanton sepse redaksia jonë beson se Vetëvendosja do të ketë të paktën 59 deputetë.

Postimi i plotë i tij:

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, rezultati përfundimtar – me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit – mund të jetë si vijon:

LVV – 49.9% – rreth 437 mijë vota ➡️ 58 ulëse

PDK – 16.7% – rreth 147 mijë vota ➡️ 19 ulëse

LDK – 12.7% – rreth 111 mijë vota ➡️ 15 ulëse

AAK – 7.1% – rreth 62 mijë vota ➡️ 8 ulëse

LS – 5.1% – rreth 45 mijë vota ➡️ 10 ulëse

KDTP – 0.75% – rreth 6,500 vota ➡️ 2 ulëse

ADRIANA HODZIC – 0.74% – rreth 6,400 vota ➡️ 1 ulëse

VAKAT – 0.68% – rreth 6 mijë vota ➡️ 1 ulëse

RI – 0.46% – rreth 4 mijë vota ➡️ 2 ulëse

IRDK – 0.40% – rreth 3,500 vota ➡️ 1 ulëse

NDS – 0.33% – rreth 3 mijë vota ➡️ 1 ulëse

JGP – 0.25% – rreth 2,200 vota ➡️ 1 ulëse

PDAK – 0.25% – rreth 2,200 vota ➡️ 1 ulëse