Prej datës 1 qershor 2022 prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike do të ndalohet”. Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese projektligjin, që qëndron në sirtaret e Kuvendit, që në vitin 2019, teksa bëri me dije edhe masat administrative që parashikohen për prodhuesit apo qytetarët që i përdorin ato.

Ministrja tha se propozimi bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det mikroplastika. Ndërkaq, deputetët e opozitës u ndalën te pasojat ekonomike, që ka kjo masë te prodhuesit shqipatrë, të cilët kanë investuar në linjat e prodhimit, ndërsa shtoi se kjo industri punëson 450 vetë.

Sipas Kumbaros, këto kompani do të duhet të prodhojnë të tjera kategori.

Kjo është tentaiva e dytë për miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, teksa në kohën kur u hodh për herë të parë për diskutim, projektligji hasi në kundërshtime të forta nga prodhuesit shqiptarë, të cilët deklaruan se kjo masë do të sjellë një rënie të industrisë në vend, teksa do të ketë pasoja negative te punësimi.