Çun Lajçi

Çdo ditë iu shoh nga dritarja ime! Përmes xhamit t’letrave t’mia iu shiqoj. E di ku jeni! Ku shkoni! Kend e përqafoni e kend e urreni!
Iu shoh çka bani! Çka hani e di. Madje edhe çka pini sepse ju vet i fotografoni sofrat tueja plot e përplot mishna e pije!
– Çka mendoni s’e di, se nuk e dini as ju! Jo që s’e di, po n’fakt ju s’mendoni kurgja, pos qyshë me i shpikë do anmiq! Do kurthe nate! Do prita cubash, ku ju do t’jeni cak i hekuraçave të tyne.
Hahahah! Do atentate i shpikni si n’kohën e Ali Bungut! Kujtoni se jeni Cuba me shamiat e zeza rreth plisit, e duhet me iu vra dikush! Por ata dikushat s’i vrasin kurkushat, se nuk u del nami për Cuba! Me i dalë dikujt n’pritë, ai dikushi duhet vërtetë me qenë dikushi se kurkushi e kurkushat nuk vritën! Ata, veç kur iu humbë nami e nishani, mundohen me kthye emnin tue shpikë prita e nishanli, kinse kanë dalë me i vra kurkushat!
E shihni se unë iu shoh nga dritarja ime çdo ditë, dhe e di çka mendoni, edhe pse ju s’dini as me mendu! E mbasi ju s’dini t’mendoni, çka kam unë me shkrua për përrallat e juve!