Sonda e Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të hyjë në orbitën e Marsit në misionin e parë hapësinor arab, dhe kjo fazë konsiderohet si më kritike.

Sonda e quajtur “Nada” u nis në korrik të vitit 2020 nga Japonia pas dy vonesave për shkak të kushteve të këqija të motit. Qëllimi i sondës është të hartojë atmosferën marsiane gjatë çdo sezoni, raportoi AP. Sonda kineze është gjithashtu afër Marsit dhe pritet të arrijë në Planetin e Kuq nesër.

Sonda do të orbitojë Marsin derisa Rover-i të ndahet dhe të përpiqet të zbresë në sipërfaqen e saj në maj për kërkime. Rover amerikan Perseverance është planifikuar gjithashtu të arrijë javën e ardhshme dhe të zbarkojë në Mars në 18 shkurt.

Kjo do të jetë faza e parë në një projekt dhjetëvjeçar amerikan-evropian të mostrave të shkëmbinjve për të shqyrtuar nëse ato kanë prova të jetës mikrobike.

Rreth 60 për qind e misioneve në Mars ishin të pasuksesshme, duke dëshmuar për kompleksitetin e udhëtimeve ndërplanetare dhe vështirësinë e zbritjes nëpër atmosferën e hollë të Marsit.