Më 10 nëntor 1895 në Drenicë u lind Shote Galica, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.
Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20 deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë, dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga shteti serb në Kosovë. Vdiq në qytetin e Fushë-Krujës, Shqipëri, më 1 korrik 1927.
Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Ka mirënjohejen më të madhe si “Hero i Popullit”.