Regjisori Steven Spielberg e kundërshton idenë e rishikimit të filmave të vjetër, për t’i përshtatur ata  për audiencën moderne. Në një intervistë për revistën TIME, regjisori i “E.T.” dhe “Jurassic Park” tha se regjisorët që marrin përsipër ta bëjnë këtë punë, në fakt, po kryejnë censurë.

Spielberg u pyet nëse ka ndonjë film që ai do të dëshironte ta kishte bërë ndryshe, ose nëse do ta ndryshonte sot.

Ai pranoi se rishikimi i E.T., të cilit iu hoqën disa skena me armë, ishte një gabim.

Ishte një gabim. Unë kurrë nuk duhej ta kisha bërë këtë sepse “E.T.” ishte produkt i epokës së tij. Asnjë film nuk duhet të rishikohet me lentet e së sotmes, as vullnetarisht, as me detyrim.

Spielberg shpjegoi edhe arsyen e ndërhyrjes.

‘E.T.’ ishte një film për të cilin kisha një merak. Kishte një skenë ku agjentët federalë i afroheshin një grupi fëmijësh me armë. Këto të fundi ishin të dukshme. Dhe mendova t’i zëvendësoja armët me radiot me të cilat ata komunikojnë me njëri-tjetrin.

Spielberg theksoi rëndësinë e lënies së filmave ashtu siç janë, duke thënë: “Të gjithë filmat tanë janë njëfarë njësie matëse – një tregues se ku ishim kur i realizuam, si ishte bota dhe çfarë po bëhej kur ne i shkëputëm ato histori dhe i bëmë film”.

/Foxnews/