FACEBOOKMICROSOFTAPPLEBITCOINCRYPTOANDROIDYOUTUBEWINDOWS 10TWITTERGOOGLELINKEDINICT AWARDSLAJMET

Spotify Lite është për ata përdorues me plane të kufizuara interneti


Publikuar rreth 3 orë më parë, 09 Korrik 20190 Edhe pse i tkurrur, aplikacioni Lite vjen me përplot veçori si mundësia për të kërkuar për artistë dhe këngë, opsionin për ti ruajtur dhe opsionin për të zbuluar muzikë të reja.

Spotify Lite është për ata përdorues me plane të kufizuara interneti

Që nga mesi i 2018-ës Spotify ka testuar një version të vogël dhe më të lehtë të aplikacionit me shpresën për të arritur në rajone ku aksesi në internet është i kufizuar dhe i ngadaltë karakterizuar edhe nga pajisje të rangut të ulët.

Tashmë aplikacioni ka mbërritur. Spotify Lite është i disponueshëm në 36 tregje në Google Play ndërsa më shumë do ti bashkohen kësaj liste.

Këto tregje janë kryesisht nga Azia, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Afrika ku përfshihen vende të mëdha si Brazili, Meksika, India dhe Filipinet.

Edhe pse i tkurrur, aplikacioni Lite vjen me përplot veçori si mundësia për të kërkuar për artistë dhe këngë, opsionin për ti ruajtur dhe opsionin për të zbuluar muzikë të reja.

Aplikacioni Lite mund të përdoret me një llogari falas ose edhe Premium dhe mund të përdoret krahas aplikacionit kryesore. Së fundi mbase opsioni më i rëndësishëm për ata që nuk kanë plane pa limit, aplikacioni lejon vendosjen e një limiti konsumi të GB. Kur ky limit arrihet përdoruesi do të njoftohet.

Ashtu si aplikacionet e tjera Lite të Facebook, Messenger, Tinder etj, versioni i Spotify është gjithashtu i vogël. Është vetëm 10MB dhe mund të instalohet në pajisje me Android 4.3 dhe më shumë.