“Çdo lëndë duron një shkallë të caktuar trysnie, përtej së cilës është e pamundur një rritje e mëtejme, uji ka pikën e vlimit, metalet pikën e shkrirjes.

As dukuritë shpirtërore nuk bëjnë përjashtim nga ky ligj i pashmangshëm. Gëzimi mund të arrijë një shkallë të tillë, përtej së cilës asnjë rritje nuk ndihet më, e njejta ndodh edhe me dhimbjen, me dëshpërimin, kapitjen, neverinë, frikën.

Kur është mbushur buzë më buzë, kupa nuk nxë më as një pikë më tepër.”

– Stefan Zweig“Dehje nga Metamorfoza”

Përkthyer nga Aristidh Dhistani/MekuliPress.com/