Pjesëtarë të Brigadës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë serbe kanë zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me homologë të Ushtrisë kineze në Provincën Hebei në Kinën Veriore.
Stërvitja 10-ditore u përqendrua në përdorimin e mjeteve të reja si dronë në taktikat e luftimit urban.
Ministria serbe e Mbrojtjes ka vënë në dukje se kjo ka qenë stërvitja e parë e përbashkët mes të dy vendeve, duke theksuar se ajo synon të krijojë reflekset për një veprim të përbashkët në mjediset jashtështetërore të sigurisë.
Serbia zyrtarisht i përmbahet neutralitetit ushtarak si doktrisë zyrtare e sigurisë. Kjo është Serbia e moçme, e cila flet diçka tjetër e vepron diçka tjetër. /Mekuli Press.com