A do t’ju pëlqente të shtonit 7 – 10 vite të shëndetshme, pa sëmundje në jetën tuaj?

Provo të eleminosh këto pesë zakone të këqija shëndetësore: duhanpirjen, jetën sedentare, të qënit mbipeshë, konsumimin e tepërt të alkoolit dhe dietën e pashëndetshme ushqimore.

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i ri që analizoi impaktin e këtyre sjelljeve në gjasat për të jetuar një jetë më të gjatë, pa diabet, sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe sëmundje të tjera kronike.

“Zbuluam se ndjekja e një stili jetese të shëndetshëm mund të zgjasë në mënyrë domethënëse vitet që një person jeton pa sëmundje,” u shpreh autori drejtues i studimit dr. Frank Hu, që drejton departamentin e nutricionit në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

“Në veçanti, gratë që praktikuan eleminimin e këtyre zakoneve fituan mbi 10 vjet jete pa sëmundje, ndërsa burrat që bënë këtë fituan pothuajse 8 vjet,” tha Hu.

Të dhëna shtesë

Kërkimet janë vazhdim i një studimi të publikuar vitin e kaluar, që ndoqi më shumë se 38,000 burra për 28 vjet dhe 73,000 gra për 34 vjet.

Ai studim zbuloi se gratë që ndoqën pesë zakonet e shëndetshme në moshën 50 vjeçare jetuan 14 vite më shumë se gratë që nuk e bënë këtë; burrat që ndoqen këta faktorë të stilit të jetesës në moshën 50 vjeçare jetuan 12 vite më gjatë se burrat që nuk ndoqën asnjë.

Studimi i ri, i publikuar në revistën “BMJ”, ekzaminoi të njëjtat të dhëna për të parë se si sëmundjet kronike mund të ndikojnë ne kualitetin e jetës gjatë kohës së studimit.

Kërkimi u dizenjua për të parë se si pesë sjellje të shëndetshme ndërvepruan për të ndikuar në riskun e sëmundjeve: moskonsumimi i duhanit, mbajtja e nje BMI – je të shëndetshme poshtë 25, bërja e të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë, konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar dhe një dietë e  shëndetshme shëndetësore.

Gratë që ndoqën 4 ose 5 nga zakonet e shëndetshme gjatë 20 – 30 viteve të ardhshme, kishin 10.6 vite jetë më shumë pa sëmundje krahasuar me gratë që nuk i ndoqën këto zakone.

Burrat që i praktikuan zakonet e shëndetshme fituan 7.6 më shumë vite jete pa sëmundje.

Rezultatet mbetën të vërteta edhe pasi të dhënat u përpunuan për moshën, etnicitetin, historine familjare shëndetësore dhe faktorë të tjerë potencialë që mund t’i influenconin rezultatet e arritura.