Restoranti shqiptar “Çka Ka Qëllu”, është vlerësuar nga ‘The New York Times’ si një ndër 100 restoranet më të mirë në New York.

Prestigjozja amerikane ka bërë një renditje të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shqiptari nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale Kukaj, shpreh enntuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.

“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?

Duajeni tuajën, shqiptarët e mi, sepse nuk ka më të mirë”, shkruan Kukaj.