Flaka Surroi është publicistja, kritikja dhe intelektualja e pavarur shqiptare, që sot, në një stil të vecantë gazetareske, përmes fotografisë së ballinës së Koha Ditore të vtit 1998 dhe tekstit, na përkujton ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të krimit dhe të gjenocidit, shkruan MekuliPress.

Më poshtë keni fjalën-akuzë, dhe gjithsesi prekëse, të zonjës Surroi të publikuar sot në facebook:

“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e kujtimit dhe e dinjitetit të viktimave të krimit të gjenocidit dhe të parandalimit të këtij krimi… Vrasësit e Valmirit dy vjeç ende nuk janë dënuar (Masakra e Abrisë së Epërme, 26 shtator 1998)”, citon e pavarura MekuliPress.