Ministri i Brendshëm I Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument që sipas tij provon lidhjen e Serbisë me sulmin e ndodhur në Banjskë. Dokumenti është një akt dorëzimi i granatlëshuesi që sipas ministrit të Kosovës flet për faktin se në Banjskë ka qenë në veprim një skenar i gjerë. Kryeministri Kurti foli për kapjen e një armatimi prej 5 milionë dollarësh në vlerë, që mesa duket ishte dislokuar në manastir dhe që me gjasë ishte për veprime më të gjera sesa aksioni i një grupi prej 30 vetash. Sveçla po ashtu ka përcjellë fotografinë e njërit prej viktimave serbe, që sipas tij është truprojë e kreut të shërbimit informativ të Serbisë Aleksandër Vulin.
Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013, shkruan Sveçla në Facebook.
Pretendimet e palës kosovare nuk janë konsideruar zyrtarisht ende nga BE-ja, që përmes zëdhënësit Peter Stano ka deklaruar se do të shprehen vetëm pas një hetimi të plotë.