Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë – Serbi, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Mini-Schengenin ballkanik.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Mini-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe.

“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, ka pasur reagime të ashpra nga liderët politikë të Kosovës.

Rama, të shtunënduke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po dëmton e Kosovën.

Rama ka thënë se do ta mirëkuptonte mospjesëmarrjen e Kosovës në këto takime rajonale nëse Serbia do të vendoste kushte ose do të kishte klauzola që e përjashtonin Kosovën nga marrëveshjet e mundshme.

Por, sipas tij, asnjëra nga këto – kushtet nga Serbia dhe klauzolat përjashtuese – nuk qëndrojnë.