E përditshmja beogradase, “Danas” ka publikuar një artikull rreth takimeve ndërmjet grave të Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Sipas këtij mediumi, këto takime motivohen nga pikëpamja që qeveritë mund të përfundojnë traktate paqeje, por që paqja në thelb varet vetëm nga ato që merren direkt me ato vendime:

“Qeveritë mund të negociojnë marrëveshje paqeje, çfarëdo që të doni … por vetëm njerëzit ku ata jetojnë mund të bëjnë vërtet paqe.” (Gordana Comic)

Deputetë, gazetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe profesorë të universitetit marrin pjesë në këto diskutime. Takimi i parë i grave me ndikim të Serbisë dhe Kosovës u mbajt në janar 2012 në Budva, për këtë arsye kjo nismë u quajt Procesi i Budva.

Më vonë, emri u ndryshua në “Sledite nas”, pas filmit me të njëjtin emër, i cili u bë për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë për këto takime dhe rezultatet e tyre. 

Këto takime mbajnë dy mesazhe. Së pari, gratë në Serbi dhe Kosovë nuk pajtohen të trajtohen vetëm si viktima, por si pjesëmarrëse aktive, të interesuara dhe të afta në procesin e ndërtimit të paqes dhe pajtimit. 

Por krimet e kryera ndaj grave dhe fëmijëve shqiptarë në luftë, si dhe pasojat e rënda sociale dhe ekonomike të luftës ndaj grave shqiptare nuk janë diskutuar e as trajtuar zyrtarisht as nga shteti serb e as nga organizatat e grave serbe me ndikim, organizata kinse jopolitike e të pavarura serbe.

Andaj këto takime të grave shqiptare me ato serbe janë të hershme, të pamenduara mirë dhe shkurtpamëse, shkruan MekuliPress. Është e mirë kjo, por është e hershme për shqiptaret e Kosovës e jo për ato serbe. Sepse janë djemtë dhe burrat e grave serbe që dhunuan mbi 20.000 gra shqiptare e vranë me shume se 1300 fëmijë shqiptarë, jo djemtë e nënës shqiptare!

Se pari gratë serbe duhet të distancohen nga politikat e sotme zyrtare të Vuçiqit. Gratë shqiptare nuk do të duhej të përdoreshin si instrument politik i Beogradit. Këto takime në kohën kur Serbia kërkon copëtim të Kosovës dhe çnjohje të Kosovës nga shtetet që e njohën, janë të turpshme dhe të padobishme për Kosovën. Për Serbinë, po!