Kryeministri Rama konfirmoi se taksat e naftës nuk do të hiqen pavarësisht kërkesave të protestuesve. Kryeministri tha se taksat nuk do të hiqeshin sepse kështu nuk do të kërkohej edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.

“Taksat e naftës nuk do të hiqen. Për këtë nuk ka protestë me drita iPhonë dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet”, tha Rama.