Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Pink, se shërbime të huaja po punojnë që ta rrëzojnë nga pushteti.

Duke referuar sondazhet e bëra, ai është shprehur se rezulton se partia e drejtuar prej tij merr 44%, SPS-ja 10% dhe partitë e krahut të djathtë rreth 13% pa Vojisllav Sheshelin dhe Sasha Raduloviçin. Po sipas tij, opozita pro-europiane merr 22-23% të votave, çka presupozon se ai përfaqëson bashkë me aleatët e vet shumicën.

Plani i tyre është si më poshtë: të trajtojë krahun e djathtë si idiotë të dobishëm, neve të quajnë tradhëtarë me shpresën se do na çojnë në 37%, të ngrenë SPS-në në 13%, 16% për krahun e djathtë, 23% mbetet opozita dhe kështu nuk ka shumicë. Ndaj unë dua të përalajmëroj popullin se pse vota për SNS-në dhe lëvizjen që do të themelohet është e rëndësishme, ka thënë ai.

Ky paralajmërim vjen në serinë e qëndrimeve të tilla të Vuçiç që njëherë flet se duan ta vrasin, pastaj për ditën më të vështirë në historinë e popullit serb, tani për përpjekjet për ta rrëzuar. Dhe kështu ai i drejtohet popullit serb që ta kuptojë, në një manifestim banal populizmi prej dikujt që nuk ka çfarë t’i ofrojë më politikës.