Parlamenti iranian ka votuar në favor të mbylljes së ngushticës strategjike të Hormuzit, raportoi agjencia e lajmeve Reuters, përcjellë MekuliPress.com
Ky veprim mund të ketë pasoja të mëdha për ekonominë botërore, pasi rreth 20 për qind e konsumit të përditshëm global të naftës kalon pikërisht përmes këtij ujëdhese të ngushtë mes Omanit dhe Iranit.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet si një nga rrugët ujore më të rëndësishme për furnizimin energjetik të botës.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për mbylljen e ngushticës ende nuk është marrë — ai i takon Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Ende nuk dihet se kur do të merret kjo vendim.
Situata është bërë edhe më e tensionuar pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj tri objekteve bërthamore në Iran gjatë natës së së dielës, duke e përfshirë direkt Uashingtonin në përplasjen mes Izraelit dhe Iranit.
Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar se sulmi i SHBA-ve do të ketë “pasoja të përjetshme”.