Aktorët shpesh “ngecin” në skena romantike me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve për një film. Pikërisht duke patur parasysh orët e gjata dhe intensive gjatë xhirimeve, nuk është aspak e pazakontë që dy aktorë të bien në dashuri me njëri-tjetrin, duke i bërë reale skenat “e rreme” të dashurisë në jetën e përditshme, informon dritare.net.

Ndonjëherë kimia mes tyre duket që në ekran, pa u bërë ende publike.

Kur Richard Burton dhe Elizabeth Taylor ranë në dashuri në xhirmet për filmin Kleopatra, kimia reale mes tyre ishte e pamundur të mos vihej re,

E njëjta gje ndodhi edhe me Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, të cilët nisën romancën e tyre gjatë xhiriemve të “Twilight”. Shumë shpejt u bë e qartë se marrëdhënia e tyre pasionante në ekran përputhej me jetën e tyre reale. Pa thithjen e gjakut, sigurisht!

Megjithatë, jo të gjitha këto romanca zgjasin. Vetëm disa prej tyre i kanë rezistuar viteve dhe presionit të famës apo diferencave të tjera,

Çifti jetëgjatë i Hollivudit, Goldie Hawn dhe Kurt Russell, të cilët u takuan gjatë xhirmeve për “Swing Shift” në vitin 1984, vijojnë të jenë bashkë për më shumë se 35 vjet.

Hawn dhe Russell nuk kanë pranuar të martohen me njëri-tjetrin. Ata thonë se sekreti i suksesit të lidhjes së tyre, është se çdo ditë janë të lirë të bëjnë zgjedhjen për të qenë bashkë ose jo. Will Smith dhe Jada Pinkett-Smith janë një tjetër çift jetëgjatë i Hollivudit. Ata janë të martuar qysh në vitin 1997 pas takimit në audicionet për “The Fresh Prince of Bel-Air”.

Pastaj janë dhe romancat klasike të Hollivudit, Burton dhe Taylor, Clark Gable dhe Carole Lombard, dhe Vivien Leigh dhe Laurence Oliver./ Burimi: The Independent/