Claire McCarthy, mjekja pediatre në “Boston children’s hospital dhe njekohësisht edhe autorja e shumë informacioneve të shkruara në portalin Huffingtonpost, është shprehur se shikon shumë prindër të marrin vendime të ndryshme në lidhje me imunizimin e fëmijës së tyre.
Duke shprehur se ata kanë të drejtën të vendosin për fëmijën e tyre, thekson disa nga justifikimet më të shpeshta që përdoren nga prindërit në lidhje me këtë refuzim.
• Sëmundjet janë të rralla.
Kjo është interesante! A e dini se janë të rralla pikërisht për shkak të vaksinimit? Po çfarë ndodh nëse mosvaksinimi shtohet në masë?
• Këto sëmundje nuk janë edhe aq të rënda.
Sigurisht që sëmundja mund të mos shfaqë simptoma serioze, por nuk mund të anashkalojmë edhe komplikacionet si: dëmtimet në tru, vdekje e fëmijës etj.
• Vaksinat shkaktojnë autizëm.
Sikur ta dinte një njeri me siguri se çfarë e shkakton autizmin! Deri në ditët e sotme mjekësia e bën lidhjen me faktorin gjenetik apo atë mjedisor, kështu që mos u mbështesni tek kjo teori absurde për të justifikuar mosvaksinimin e fëmijës.
• Kanë efekte anësore.
Cili medikament nuk e ka? Edhe nëse ndodh kështu efektet janë të lehta dhe largohen shpejt.
• Shteti dhe kompanitë prodhuese na fshehin diçka në lidhje me këtë “biznes” fitimprurës.
Nuk mund të them se i besoj plotësisht qeveritarëve apo kompanive farmaceutike, por mund të them se në prodhimin e vaksinave kanë marrë pjesë një numër shumë i madh punëtorësh shëndeti, doktorë, shkencëtarë, infermiere etj, pra duket se sekreti do të ishte e pamundur të vazhdonte të qëndronte i tillë.
• I besoj më shumë eksperiencave të nënave se doktorëve.
Më vjen shumë keq që e mendoni këtë kur unë dhe kolegët e mi mundohemi të bëjmë më të mirën. Gjithsesi mendoj se duhet të vaksinoni me çdo kusht fëmijët tuaj!/ Burimi “Për nënat”