Ditën e fundit të shkurtit të vitit 1839, 8 vjet para botimit të kryeveprës “Xhejn Er”. Sharlot Brontë mori një letër, ku i propozonte për martesë Henry Nussey, vëllai i një mikeshës së saj të ngushtë. Përgjigjja e shkrimtares, e kthyer më 5 mars, është brilante dhe modeli i argumentit të famshëm “problemi jam unë, jo ti”. Me pak fjalë, ajo shpjegon se pse do të ishte zgjedhja e papërshtatshme për një njeri si Henry.

“I dashur zotëri,

E mora në konsideratë kërkesën tuaj para se t’i përgjigjesha, por që në momentin e parë e kisha vendosur se çfarë drejtimi do të ndiqja, kështu që m’u duk e panevojshme ta shtyja përgjigjen.

Ju jeni në dijeni të mirënjohjes sime ndaj familjes tuaj, e dini fort mirë dashurinë që kam për motrën tuaj dhe vlerësimin tim ndaj jush. Kështu që ju lutem të mos më akuzoni për motive të gabuara në vendimin tim për të mos pranuar propozimin tuaj.

Në marrjen e këtij vendimi kam ndjekur ndërgjegjen time. Nuk kam asnjë problem me idenë e lidhjes në martesë me ju, por jam e bindur thellë në ndërgjegje se nuk jam një bashkëshorte e përshtatshme për ju dhe se nuk do të mund t’ju bëja të lumtur.

Më është bërë tashmë zakon të studioj karakteret njerëzore dhe mendoj se jam e zonja për t’i njohur njerëzit. Kështu që mendoj se ju njoh aq sa për të ditur se çfarë gruaje do t’ju përshtatej: një grua e butë, e qetë, e qeshur.

Sa për mua, ju nuk më njihni. Por me ndërgjegje të pastër unë nuk do të pranoja kurrë të lidhesha në martesë me një burrë të cilin jam e bindur se nuk do ta bëj dot të lumtur.

Lamtumirë! Do të isha e lumtur të ruanim lidhjet si miq!
E juaja,
Sh. Brontë”.