Pastrimi i “cache” të shfletuesit dhe aplikacionit në një telefon Android është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë.
Aplikacionet dhe shfletuesit që përdorni ruajnë pjesëza informacioni për të përshpejtuar eksperiencën e përdoruesit gjatë përdorimit.
Me kalimin e kohës telefoni juaj grumbullon shumë informacione të tilla të cilat realisht nuk keni nevojë. Fshirja e tyre ndihmon në lirimin e hapësirës së disponueshme të memories në pajisjen tuaj. Pastrimi i të ashtuquajturës “Cache” gjithashtu ju ndihmon me problemet e aksesit me uebsajte të ndryshme.
Pastrimi i “Cache” të shfletuesit dhe aplikacionit në një telefon Android është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë.
Mëposhtë gjeni një guidë sesi ti bëni të dyja
Pastrimi i Cache në aplikacionin Chrome
- Hapni aplikacionin Chrome
- Klikoni ikonën me tre pika vertikale në cepin e djathtë lart për të hapur menunë
- Klikoni History, dhe më pas Clear Browsing Data
- Sipas preferencave përzgjidhni datën që dëshironi shfletimi të fshihet
- Përzgjidhni opsionin Cached images and files
- Klikoni Clear Data