Kandidati demokrat Joe Biden ka vazhduar të rrisë avantazhin. Sipas numërimit të votave, zoti Biden kryeson në Pensilvani me 21,705 vota (me 98% të votave të numëruara), në Xhorxhia me 4,134 vota (me 99% të votave të numëruara), në Arizona me 29,861 vota (me 90% të votave të numëruara), si dhe në Nevada me 22,657 vota (me 87% të votave të numëruara).

Mbrëmë edhe Televizioni i famshëm norvegjez, TV2, shpalli BIDEN fitues të zgjedhjeve në SHBA, shkruan MekuliPress.com.