“Ma hiqni atë të çmendur nga holli i ndërtesës”, bërtiti kryeredaktori i një gazete të njohur kur i thanë se një person me emrin John Logie Baird, nuk largohej pa u treguar gazetarëve një aparat që shfaqte pamje të transmetuara nga larg

Mendohet se pikërisht në këtë ditë, 93 vjet më parë, John Logie Baird eksperimentoi me versionin e parë të “televizorit mekanik”
Në ekranin që ishte shumë i vogël, u shfaq një kokë njeriu që lëvizte. Ishte koka e Daisy Elizabeth Gandy, bashkëpunëtores së John Logie Baird, shkencëtarit skocez që njihet si shpikësi i televizorit.
Kutia që solli për herë të parë figurat lëvizëse në shtëpitë e njerëzve, në versionin e saj të parë eksperimental ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurën, që qartësohej duke rrotulluar një buton për “skanim elektronik”. Ekrani ishte tmerrësisht i vogël, dy centimetra i gjatë dhe një centimetër i gjerë.
Në fillim aftësia për të transmetuar figurën larg ishte shumë e kufizuar. 93 vjet më parë, kur Baird ua tregoi të tjerëve shpikjen e tij, bashkëpunëtorja e tij ishte nga dhoma tjetër, përpara një lloj kamere, ndërsa pamja e saj shfaqej në ekranin e vogël të prototipit të televizorit.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Ishte 26 janar 1926, në Londër, në lagjen Soho. I ftuar për të parë çudinë ishte edhe një gazetar nga “Times”.
Bairdi u shpjegoi se aparati që kishte shpikur quhej “televizor” dhe se mund të shfaqte në moment lëvizjet dhe veprimet e njerëzve që ndodheshin diku tjetër.
Ishte një shpikje që do të transformonte botën në mënyrë të jashtëzakonshme, që mund të krahasohen vetëm me dukuri si shtypshkronja, apo interneti. Mirëpo, si zakonisht shumëkush e pa me dyshim dhe mospërfillje.
“Se për çfarë mund të përdoret ky aparat në praktikë, mbetet ende e paqartë”, shkroi në atë kohë, gazetari i vetëm që ndoqi eksperimentin, pa e kuptuar se sapo kishte parë lindjen e një mjeti të komunikimit masiv që do t’i shkaktonte krizën e parë madhore gazetave të shtypit, përfshi edhe asaj për të cilën punonte.
“Ma hiqni atë të çmendur nga holli i ndërtesës”, bërtiti kryeredaktori i gazetës kur i thanë se një person me emrin John Logie Baird, nuk largohej pa u treguar gazetarëve aparatin që shfaqte pamje të transmetuara nga larg.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Megjithë këto dyshime fillestare, u deshën vetëm pak vite që shpikja të çmendte botën. Qysh në 1929, BBC adoptoi përdorimin e televizorëve tashmë të prodhuara në masë nga Baird. Ai do të shpikte edhe televizorin me ngjyra dhe do të mbetej një nga shpikësit më të mëdhenj në këtë fushë për tre dhjetëvjeçarë me radhë.

shpikesi

Djali më i vogël mes katër fëmijëve të një prifti skocez, që mund të ishte vrarë në Luftën e Parë Botërore, kur doli vullnetar për t’iu bashkuar ushtrisë britanike por e refuzuan për shkak të shëndetit të dobët, ishte qysh në moshë të vogël i fiksuar pas elektronikës.
Ai studio inxhinierinë në Universitetin e Glasgout, por i braktisi studimet për t’iu përkushtuar shpikjeve të tij, aventurë që dha fryte të jashtëzakonshme.

Pra televizorin e zbuluan anglezi dhe rusi John Logie Bard dhe Vladimir Zworykin ne Amerik në vitin 1926, tv-të janë shitur në mes të viteve 1928 dhe 1934 në SHBA dhe Rusi.

Televizori i parë elektronik komercial Telefunken në Gjermani 1934 pastaj në Francë 1936 Angli 1936 SHBA 1938. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress