Kriptomonedha është në gjysmën e pikës më të lartë të 2019-ës u rrit me 600 dollarë në vetëm pak minuta në bursën Bitstamp të Luksemburgut në thuajse 8,500 dollarë.

Bitcoin është rritur ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin Iranian Qassem Soleimani. Çmimi i bitcoin është rritur me 15% këtë vit dhe shtuar 5% të vlerës në 12 orët e fundit.
Rritja e bitcoin erdhi pas tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Iranit. Megjithatë pas komenteve të presidentit Trump e cila uli tensionet, bitcoin gjithashtu ra nën 8,000 dollarë.
Kriptomonedha është në gjysmën e pikës më të lartë të 2019-ës u rrit me 600 dollarë në vetëm pak minuta në bursën Bitstamp të Luksemburgut në thuajse 8,500 dollarë. Megjithatë në këto momente që shkruajmë kriptomonedha tregtohet në 7,792 dollarë.
Bitcoin ndoqi ritmin e aseteve të tjera tradicionale si ari që njihen si parajsa ku pasuritë e njerëzve janë të sigurta. Nga ana tjetër çmimi i arit ka arritur në pikën më të lartë që prej Marsit 2013. Edhe çmimi i naftës është rritur në 70%.
Por ajo që bie në sy është ngjarshmëria mes arit dixhital dhe sendeve fizike të cilat reguan njëlloj në një moment tensioni.
Në Iran u raportua se bitcoin kishte shkuar deri në 24,000 dollarë megjithatë ky perceptim mendohet të jetë ndikuar nga keqkuptimi i kursit të këmbimit.