10 testamentet më të çuditshme të njerëzve të famshëm

Në qoftë se shumë prej testamenteve kanë për qëllim të rregullojnë çështjet financiare të një personi, disa njerëz i kanë përdorur ato për arsye nga më të ndryshmet e më të çuditshmet. Siç është Shekspiri, i cili në testament shkruante që gruas së tij t’i kalojë krevati i tij më i mirë. Kërkesa e fundit e Shekspirit ka krijuar spekulime të mëdha, në lidhje me marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Anne Hathaway. Në këtë listë renditen emrat e figurave të shquara të historisë njerëzore, të cilët kanë shkruar testamentet më të çuditshme.

1. Harri S. Tuman

I përmendur i pari në këtë testament, populli amerikan mori si trashëgimi nga presidenti i tij gjithë letrat dhe materialet historike të librarisë “Truman”. Në testamentin 28-faqesh, ai i la pronën me vlerë 610 mijë dollarë bashkëshortes dhe vajzës së tij. Të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij përfituan, sipas testamentit, nga 500 dollarë deri në njëmijë dollarë. Për sa i përket varrit, ai kërkonte një pllakë të sheshtë dhe vetëm të dhënat kryesore të gdhendura në të.

2. Nikolla Kopernik

I njohur gjithë jetën më shumë si fizikan sesa si astronom, i la trashëgim një libër mjekësor mjekut të tij personal, Fabian Emmerich. Librat e tjerë të tij, ai ia la trashëgim katedrales Frauenburg në Frombork, Poloni, ku shkencëtari kaloi disa vite si famullitar. Ato çka i mbetën nga pronat e tij, ai ia la motrës së martuar, ndërsa titulli i tij i kaloi djalit të një nipi, sipas një marrëveshjeje të mëparshme. Koperniku ofroi pikëpamjen heliocentrike të kozmosit, se Toka rrotullohet rreth Diellit, dhe jo e kundërta, duke e sfiduar modelin gjeocentrik të Ptolemeut, sipas të cilit, Dielli rrotullohej rreth Tokës.

3. William Shakespeare

Dëshira e fundit e tij ishte që gruaja e tij të merrte krevatin e tij të dytë më të mirë. Kërkesa e fundit e Shekspirit ka krijuar spekulime të mëdha, në lidhje me marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Anne Hathaway. Jo vetëm që ishte një kërkesë e pazakontë, por gjithashtu ishte e shkruar në testament si shqyrtim. T’i lije një krevat dikujt, nuk ishte diçka e pazakontë për kohën, një krevat i cilësisë së mirë pa pleshta, apo parazitë të tjerë, ishte diçka e madhe dhe e shtrenjtë. Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, William Shakespear, është njohur si shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave.

4. Franc Litz

12 faqet e testamentit, të shkruara në vitin 1860, përbëheshin më shumë nga rrymë emocionale e devocionit të tij të betuar ndaj princeshës Sayn-Uitgenshtain. “Gjithashtu, i kam borxh asaj gjithçka që kam, gjithçka unë jam dhe atë pak që kam, rreth 220 mijë franga”. Ai e ngarkonte atë që ta ndante shumën “në pjesë të barabarta me dy vajzat e tij, Blandine dhe Cosima” dhe të vazhdonte “pas vdekjes sime marrëdhëniet e përzemërta me Vagnerin”.

5. Hans Kristian Andersen

Shkrimtari beqar ia la pjesën më të madhe të pasurisë së tij, Edvard Kolin, këshilltarit ekonomik dhe mikut të tij. Gjithashtu, një pjesë e trashëgimisë së tij i kaloi dhe qytetit të lindjes së Andersenit, Odensës. Ai ia dha librat dhe dorëshkrimet e rralla, ku përfshiheshin dhe boca të punëve të Çarls Dikensit, Librarisë Mbretërore Daneze. Ai gjithashtu la trashëgim shumën e parave që do të duhej për botimin e letrave që ai kishte marrë gjithë jetën nga personazhe të njohura botërore.

6. Udro Willson

Willson ia la gjithçka kishte së bashku me një pronë me vlerë 600 mijë dollarë gruas së tij, Edit. Nëse ajo vdiste “fëmija ose fëmijët e saj do të trashëgojnë pasurinë dhe do ta ndajnë me vajzat e mia…”. Në testamentin e ish-presidentit amerikan gjithashtu theksohej se vajza e tij, Margaret, duhej të merrte një të tretën e të ardhurave nga pronat e tij “për sa kohë ajo është e pamartuar”. Më 4 dhjetor 1918, Presidenti amerikan Udro Willson, bëri udhëtimin e parë për në Europë, që gjithashtu ishte dhe e para vizitë e një Presidenti amerikan në kontinentin e vjetër. Më 1920, Presidenti Willson u vlerësua me Çmimin e “Nobel për Paqe” për kontributin e tij në Konferencën e Paqes së Versajës.

7. Vladimir Lenin

I diktuar në dhjetor të vitit 1922, kur ai e dinte se po vdiste, dokumenti i njohur si “Testamenti i Leninit”, u orvat të korrigjonte prirjet totalitare të shtetit të ri komunist. Gjithashtu, në testament ai shkruante: “Unë u propozoj shokëve të gjejnë një mënyrë për të shfuqizuar nga pozitat e tij Stalinin dhe të emërojnë dikë tjetër, ndryshe në të gjitha aspektet… dikë më tolerant, më besnik, më të sjellshëm dhe më pak kapriçoz”.

8. Marie Curie

Një gramë radium i pastër, të cilin ajo e kishte marrë si dhuratë nga gratë e Amerikës, ishte e vetmja pronë e saj me vlerë. “Duke qenë se vlera e elementit është shumë e madhe për ta kthyer në një trashëgimi personale, dëshiroj t’ia lë gramin e radiumit Universitetit të Parisit, me kushtin që vajza ime, Irene Kyrie, të ketë liri të plotë për të përdorur këtë gramë… sipas kushteve nën të cilat do të kryhen kërkimet e saj shkencore”.

9. Franz Kafka

Trashëgimia e tij letrare ishte i vetmi shqetësim i Kafkës. Në një shënim të gjetur në tryezën e tij, që i adresohej mikut Max Brod, shkruhej: “…të vetmit libra që mund të dhuroj disi janë “Gjykimi”, “Metamorfoza”, “Doktori i fshatit”, “Kolonia penale”. Kjo nuk do të thotë se dua që ato t’u kalojnë brezave të ardhshëm. Dua të zhduken… Çdo gjë tjetër e imja duhet të digjet, pa përjashtim”. Por Brod nuk e plotësoi dëshirën e fundit të Kafkës. Ai ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. Shumica e shkrimeve të tija mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, ato janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

10. Leon Tolstoi

Leon Tolstoit iu desh të shkruante pesë herë testamentin e tij pas kundërshtimeve të hidhura të bashkëshortes dhe djemve të tij. Testamentin final e plotësoi vitin e vdekjes, 1910. Mosmarrëveshjet familjare kushtëzuan vendimin e tij për t’ia lënë gjithë shkrimet dhe të drejtat e botimit vajzës së tij të vogël, Sasha, e cila ishte instruktuar për t’i përdorur ato në të mirë “të njerëzve”. Sasha i bleu më vonë nënës së saj pronën e familjes dhe ua dha tokën fshatarëve, sipas dëshirës së babait. Leon Tolstoi, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse./MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”