Më 10 shtator morëm letër nga z. Aubrey Herbert MP, dërguar nga Vlora, në të cilën ai veçon dy raste konkrete të krimeve të shëmtuara të pamenduara, që u vishen autoriteteve serbe dhe më tutje vazhdon të shkruajë:
“…Kam përpara meje një listë të gjatë aktesh të ngjashme nga ana e serbëve. Kam dëgjuar shumë histori nga njerëzit e varfër, katolikë dhe muhamedanë; këta refugjatë mund të përgjigjen vetëm për atë që u ka ndodhur atyre dhe familjeve të tyre, por në gjërat kryesore historitë e tyre janë të përafërta. Pak dyshim kam se në zona të ndryshme po vazhdon ndërrimi sistematik i fesë, dëbimi dhe shfarosja, të diktuara nga politika. Këto metoda, me sa mund të zbuloj, ishin harruar për një periudhë bukur të gjatë, por tani kanë nisur sërish.

Qeverisë serbe i kërkohet diçka më shumë se mohimi gojor i këtyre akuzave, sepse ndiej se skamja e mjerueshme dhe eksodi i nxitur nga terrori nuk do të sosin deri sa t’u jepet fund krimeve të shëmtuara dhe për shkak se vetëm një hetim do t’u vinte frerin këtyre krimeve të shëmtuara, ju lutem ta botoni këtë letër. /MekuliPress.com/