“Themelet e Gjeopolitikës” është një libër gjeopolitik i Aleksandr Dugin i 1997. Ai ka një influencë të madhe në Ushtrinë, Policinë dhe Diplomacinë ruse. Libri përdoret dhe sot si një tekst bazë studimi në Akademinë e Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Ruse.

Libri thotë që Rusia duhet të rindërtohet si Perandori mbi një princip të armikut të përbashkët: kundërshtimin e Aleancës Atlantike, kontrollin strategjik mbi SHBA dhe refuzimin për të lejuar që vlerat liberale të dominojnë Rusinë. Në këtë libër, u vihet rëndësi metodave të subversionit, destabilizimit, dizinformimit të kryera nga shërbimet sekrete ruse. Këto veprime destabilizuese duhet të shoqërohen me përdorimin e gazit, naftës dhe burimeve të tjera natyrore si mjete presioni.

Shikoni planet e Rusisë për këto vite dhe për të ardhmen.
Në Europë:
1. Gjermanisë duhet t’i ofrohet një dominancë politike de facto mbi vendet Protestante dhe ato katolike të Europës Qendrore dhe Lindore. Kaliningradi duhet ti jepet Gjermanisë për të krijuar aksin Moskë Berlin.
2. Franca duhët të inkurajohet të krijojë një bllok me Gjermaninë sepse e kanë traditë anti-Atlanticizmin
3. Mbretëria e Bashkuar, duhet të largohet nga Europa.
4. Finlanda duhet t’i bashkohet Rusisë.
5. Estonia duhet t’i përkasë sferës së influencës gjermane.
6. Lituani Letoni duhet të kenë një status special në sferën ruse.
7. Polonia duhet të ketë një status special gjithashtu.
8. Rumani, Maqedoni e Veriut, Serbia, Bosnja serbe dhe Greqia duhet të bashkohen në një bllok me Moskën si Roma e tretë dhe të kundërshtojne vlerat liberale perëndimore.
9. Ukraina duhet të bashkohet me Rusinë sepse në vetvete Ukraina nuk ka asnjë kuptim dhe pa zgjidhur fillimisht problemin e Ukrainës është e kotë të flitet për politika kontinentale.

Në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore:
1. Libri nënvizon aleancën Rusi-Islam si një bazë kundër Atlanticizmit. Aleanca bazohet në karakterin tradicionalist të Rusisë dhe civilizimit islamik.
2. Irani është aleati kryesor.
3. Armenia ka rol special. Armenët janë racë Ariane si dhe kurdët dhe duhet të ndërtojnë boshtin Moskë Jerevan Teheran.
4. Azerbaxhani duhet ndarë ose t’i jepet Iranit.
5. Gjeorgjia duhet shkatërruar. Pjesët e saj si Abhazia e Ossetia Jugore i duhen bashkuar Rusisë.
6. Turqia duhet goditur herë pas here. Për këtë do përdoren Armenët, Kurdët dhe pakicat e tjera kombëtare.
7. Në libër Kaukazi shihet si pjesë e territorit Rus.

Në Lindje dhe Azi juglindore:
1. Kina paraqet rrezik për Rusinë duhet të përdoret çdo mundësi për ta shkatërruar. Duhen pushtuar tokat kufitare Tibet, Xinjang, Mongoli, Mançuri dhe t’i jepet dorë e lirë Kinës të pushtojë gjithë Azinë Juglindore (përveç Vietnamit) duke përfshirë dhe Filipinet, Indonezinë, Australinë.
2. Rusia duhet të manipulojë Japoninë që të prishë aleancën me Amerikanet.
3. Mongolia duhet përfshirë në Rusi.

Në Shtetet e Bashkuara:
Rusia duhet të përdorë shërbimet speciale brenda SHBA për të nxitur destabilizim dhe separatizëm, për shembull, të provokoje “racistët Afro-Amerikanë”. Rusia duhet të nxisë rrëmuja gjeopolitike në aktivitetin amerikan, të inkurajojë gjithë llojet e konfliktit atij separatist, etnik, social, racist, duke mbështetur aktivisht gjithë lëvizjet disidente, ekstremistët, racistët, grupet sektare, duke destabilizuar në këtë mënyrë proIeset e brendshme politike në SHBA. Gjithashtu Rusia duhet të mbështesë tendencat izolacioniste në SHBA.

Hidhini një sy politikës së Rusisë këto 25 vitet e fundit dhe do e kuptoni shumë gjëra dhe si ndiqet ky libër si manual nga politika ruse.

Për ata që nuk u besojnë dokumentave, mjafton të rikujtojnë qe:
Serbët kishin Naçertanje si dokument gjeopolitik.
Grekët kishin Megalidheja si dokument gjeopolitik.
Ndërkohë prej 1997 ushtarakët dhe diplomatët rusë kanë këtë libër si dokument gjeopolitik.

Shkruar nga Endri Tafani