Thënie nga Friedrich Nietzsche:
– Çfarë s’më vret, më bën më të fortë.
– Një femër e bukur ka diçka të ngjashme me të vërtetën: të dyja japin më shumë kënaqësi kur i dëshiron sesa kur i zotëron.
– Çdo gjëje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.
– Te femra gjithçka është enigmë, por gjithçka ka zgjidhje: kjo quhet shtatzëni.
– Koha ime nuk ka ardhur akoma: disa lindin para kohe.
– Për femrën, mashkulli është një mjet, qëllimi i të cilës është përherë një fëmijë.
– Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër.
– Meshkujt hiqen si të pashpirt, por në fakt, femrat janë të tilla. Femrat hiqen si të ndjeshme, por në fakt, meshkujt janë të tillë.
– Jeta përbëhet nga çaste të rralla me intensitet të madh e intervale të panumërta. Por, pjesa më e madhe e njerëzve, duke mos njohur çastet magjike, jeton vetëm intervalet.
– Të mos flasësh aspak për veten është hipokrizi e sofistikuar.
– Nëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin vetëm për mëshirë, të gjithë lypësit do të vdisnin urie.
– Gjumi nuk është art i vogël: duhet kaluar e gjithë dita zgjuar për ta arritur.
– Kështu arsyetojnë të gjithë peshqit: “gjësë që ata s’ia prekin fundin, është pa fund”.
– Femra qe gabimi i dytë i Zotit.
– Në dashurinë e vërtetë, shpirti përqafon trupin.
– Nëse shikon gjatë brenda errësirës, edhe errësira do të shikojë brenda teje.
– Në hakmarrje e në dashuri femra është më e egër sesa mashkulli.
– Pak janë femrat e ndershme që nuk janë lodhur së luajturi këtë rol.
– E duam jetën, jo ngaqë jemi të prirë të jetojmë, por ngaqë jemi të prirë të duam.
– Të gjithë duan fronin, sikur lumturia të gjendej në fron! Shpesh në fron rri llumi, e shpesh edhe froni është mbi llum.
– Ka gjithmonë një grimcë çmendurie në dashuri, ashtu siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri.
– Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi vrarë.
– Nuk është forca, por aftësia e një ndijimi të gjatë që i bën njerëzit superior.
– Suksesi ka qenë gjithmonë gënjeshtari më i madh.
– Asnjë fitues nuk i beson rastësisë.
– Të qeshësh do të thotë të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit, por me ndërgjegje të qetë.
– Shpesh, një nënë, më shumë se të birin, do veten e saj në të.
– Disa nëna kanë nevojë për fëmijë të palumtur, që të mund të shfaqin mirësinë e tyre prej nëne.
– Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni.
– Parapëlqej njerëzit që janë të tejdukshëm si ujërat, që lejojnë të shohim papastërtitë në fund.
– Njeriu është vetëm një gabim i Zotit apo Zoti është vetëm një gabim i njeriut?
– Fati ynë ushtron ndikimin e tij mbi ne edhe kur ne nuk e kemi kuptuar natyrën e tij: e ardhmja jonë përcakton ligjet e të sotmes sonë.
– Nuk mund të ketë një Zot, pasi po të kishte, nuk mund të mos isha unë.
– Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.
– Kush ka një “sepse”, kalon çdo “si?”.
– Nuk ekzistojnë fenomene morale, ekzistojnë vetëm interpretime morale të fenomeneve.
– Edhe hyjnitë, më kot luftojnë kundër mërzisë.
– Më mirë të biesh në duart e vrasësit se në ëndrrat e femrës epshore.
– Pas një njeriu që ka rënë në ujë hidhemi pa ngurrim, nëse përreth nesh ka njerëz që nuk guxojnë ta bëjnë.
– A duhet mallkuar patjetër atje ku nuk mund të dashurohet?
– Femra mëson të urrejë gradualisht me humbjen e aftësisë së magjepsjes.
– Është shenjë dalluese e madhështisë, lumturimi i të tjerëve me dhurata të vogla.
– Meshkujt duan dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ata duan femrën, si lojën më të rrezikshme.
– Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund t’i shijosh disa herë gjërat për herë të parë.
– Insektet nuk pickojnë se janë shpirtligj, por sepse duan të jetojnë; po kështu edhe kritikët: duan gjakun tonë, jo dhimbjen tonë.
– Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se nuk e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.
– E vërteta është një prej shumë joshjeve letrare.
– Sa më lart të ngjitesh, aq më i vogël do t’u dukesh syve ziliqarë.
& Kush nuk ka krahë, të mos qëndrojë mbi greminë.
– Jo çdo fjalë i përshtatet çdo goje.
– Edhe Zoti ka ferrin e tij: është dashuria që ai ka për njerëzit.
– Femrat edhe mund të lidhin miqësi me një mashkull, por që ta mbajnë atë, nevojitet ndonjë antipati e vogël fizike.
– Femrat e shoqërisë së lartë mendojnë se diçka nuk ekziston, nëse nuk mund të flitet haptas për të.
– Femra nuk është e aftë për miqësi, ajo njeh vetëm dashurinë.
– Duhet më shumë kurajë për të ndaluar apo për t’u kthyer pas, sesa për të bërë përpara.
– E vërteta është se e vërteta ndryshon.
– E ardhmja e ndikon të tashmen aq sa e shkuara.
– Nëse ke shumë për të dhënë, një ditë ka mijëra xhepa.
– Diell, po të mos ishin njerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?
– Në fakt, dashuria e ka shpagimin e saj ashtu si në qiell edhe mbi tokë.
– Dashuria është ajo gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ndryshe nga ç’janë.
Çfarë bëhet për dashuri është gjithmonë përtej të mirës dhe të keqes.
– Çdo ditë çuditem: unë nuk e njoh veten.
– Kemi artin që të mos vdesim prej se vërtetës.
– E kam të vështirë të mbaj mend qëndrimet e mia, pa kujtuar arsyet për këto qëndrime.