Shpella e Dragobisë

Kur tufani e shthuri fenë,
Kur tirani e kërrusi atdhenë,
Mbi një breg të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroi,
Atje krisi, atje pushoi,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërmeti.
Div dragoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zemr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobise,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer ne qjell u-ngrit Keshtjellë,
Për çlirimin’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.
Fan Noli/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress