Një grup të rinjsh shqiptarë kanë protestuar sot para memorialit për qytetarët turq të rënë gjatë grushtit të shtetit ndaj Erdoganit, të vendosur në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

 ‘Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik’, thuhej në një pankartë.

‘Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, përveç investimeve strategjike, uniformave të policisë dhe ambulancës të falura nga Turqia (dhe të njëjta me to) të cilat na identifikojnë si të tillë, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar) kjo ishte e tepërt’, thonë të rinjtë.

Ceremonia për memorialin e ngritur në respekt të viktimave për grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdoganit, u mbajt pa praninë e medias nga ambasada turke dhe nënkryetari i Bashkisë tek Parku i Liqenit artificial, ndërsa i pranishëm nga opozita ishte edhe Kreshnik Çollaku. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress