Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit dhe 14 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, nesër në orën 16:00 në Hotelin Grand në Prishtinë do të mbahen një sërë aktivitete të organizuara nga kjo Lëvizje kombëtare politike.

Kjo ngjarje mbanë titullin “20 Vite nga Lufta Çlirimtare”, ndërsa do të mbahet edhe një tribunë e bashkëbisedim mbi luftën, UÇK-në dhe zhvillimet që pasuan.

Ndërsa me fillim nga ora 19:00 në zyret qëndrore të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet edhe një koktej festiv për themelimin e kësaj lëvizjeje.

Poashtu edhe në Tiranë do të ketë aktivitete socio-kulturore të planifikuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lëvizja n’park do të organizohet të mërkurën, më 12 qershor, në ora 19:00

Aktiviteti socio-kulturor i planifikuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbahet ditën e mërkurë, në datën 12 qershor, në ora 19:00, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. I ftojmë qytetarët të mblidhemi para monumentit të vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit, dhe prej aty do të bëjmë një ecje të shkurtër nëpër park drejt hapësirës së gjelbërt më të përshtatshme për t’u ulur e për të diskutuar në lidhje me 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 14 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Njëkohësisht do të marrim me vete edhe ushqim, pije dhe kitarën që do na shoqërojë në këtë aktivitet.

Parku është publik dhe i hapur për të gjithë qytetarët. Ju mirëpresim bashkë me miqtë e familjarët tuaj n’park me Lëvizjen.

Tiranë, 11 qershor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress