Sot gjykata e Vlorës dha dënimin për pronarin e lokalit “Panorma” në Porto Palermo, i cili gjatë muajit gusht tmerroi një familje spanjolle duku iu hedhur mbi kofanon e makinës.
Kokëdhima u dënua me 1 vit burg për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.
Kujtojmë që porosia me peshq bëri që Kokëdhima të hidhej mbi kofanon e makinës me të cilën udhëtonte familja e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.
Teksa makina ishte në ecje Kokëdhima qëndroi mbi kofanon e saj për më shumë se 8 kilometra.
Pas kësaj ngjarje ai u arrestua dhe u burgos.
Ndërsa pak më vonë IKMT i shembi edhe lokalin pasi ishte ndërtuar pa leje.
Ky nuk ishte rasti i vetëm i problemeve që Kokëdhima kishte pasur me klientët, pasi edhe të tjerë më herët ishin ankuar për sjelljen e tij, por edhe për çmimet e shtrenjta.