Përveç WhatsApp, ato përdoren edhe në Instagram dhe Oculus. Facebook nisi si një aplikacion i vetëm para 15 vitesh po sot ofron një suitë produktesh për individë, biznese e komunitete.

Togfjalëshi “From Facebook” në aplikacionet WhatsApp dhe Instagram po shqetëson përdoruesit

Shumë njerëz shpenzojnë kohë të madhe në WhatsApp e madje edhe ndryshimi më i vogël ka efekt të madh tek to.

Përdoruesit e aplikacionit më popullor të komunikimit po kërcënojnë me fshirje të llogarive të tyre për shkak se aplikacioni tashmë ka një mesazh gjatë hapjes “From Facebook.”

Ky togfjalësh shfaqet sa herë që përdoruesit hapin nga aplikacionin dhe disa prej tyre kanë filluar të irritohen.

“Teksa shoh “WhatsApp nga Facebook” më bëhet ta fshijë llogarinë time,” shkruan një përdorues në Twiter.

Një tjetër thoshte “Do ta fshij WhatsApp.”

Ndërsa të tjerë seriozisht po mendojnë largimin nga WhatsApp në drejtim të aplikacioneve rivale si Telegram. Pak javë më parë Facebook prezantoi një markë të re korporative dhe filloi të shtonte togfjalëshin “From Facebook” në portofolin e produkteve.

Përveç WhatsApp, ato përdoren edhe në Instagram dhe Oculus. Facebook nisi si një aplikacion i vetëm para 15 vitesh po sot ofron një suitë produktesh për individë, biznese e komunitete.Kjo suite produktesh përdor të njëjtën infrastrukturë e madje edhe të njëjtat ekipe fshihen pas tyre. Facebook thotë se përfshirja e markës ndihmon kompaninë të përfaqësojë më mirë diversitetin e produkteve të saj duke e dalluar nga aplikacioni kryesor i Facebook.