Avokati Tomë Gashi, i ka dërguar sërish letër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit i a kërkuar që urgjentisht të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në rastin e Astrit Deharit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Prokurorët e kanë obligim ligjor që ti zbulojnë vrasësit me emër dhe me mbiemër.

“Kërkesa urgjente dërguar Kryeprorkurorit të shtetit z.Aleksandër Lumezi, me të cilën kërkohet që i njëjti në bazë të kompetencave të tij ligjore të ndikojë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës që ajo të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Prokurorët e kanë obligim ligjor që ti zbulojnë vrasësit me emër dhe me mbiemër”, ka shkruar Gashi në Facebook.