Avokati Tomë Gashi ka thënë për media se nesër me datën 4 mars të viti 2020 në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të fillojë, rigjykimi në rastin e Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit dhe Egzon Halitit dhe Adea Batusha.

Sipas avokatit Tomë Gashi rasti ka të bëj me aktivistët e LVV të asaj kohe, kinse me datën 05.08.2016, që ka qenë rasti i “Gjuajtjes me granatahedhës” në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Në këtë rast siç e din ka qenë nën hetime edhe vet Astrit Dehari, i cili për shkak të këtij rasti me datën 05. 11.të vitit 2016 dhe Prokuroria Speciale e Republikës të Kosovës, ka ngritur aktakuzë kinse ‘për vepër penale të terrorizmit’ me datën 28 nëntor të vitit 2016. Kjo aktakuzë e ngritur për veprën penale të terrorizmit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë atëkohë duke u kryesuar nga Gjyqtari Beqir Kalludra i ka shpallur fajtor: Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin, Egzon Halitin, dhe Adea Batushën. Të gjithë këta pra që i përmenda gjyqtari i ka dënuar me këto vite: (Frashër Kransiqin me dënim burgimi në kohëzgjatjen prej 8 viteve, Atdhe Arifin në kohëzgjatje prej 6 viteve, Egzon Halitin me burg kohëzgjatje prej 5 viteve e 6 muaj, dhe Adea Batushën me dënim me burgim prej 2 viteve), ka thënë avokati Tomë Gashi.

Ai tutje ka shtuar se të gjithë këtyre iu është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Duhet të them se në këtë rast fillimisht sipas Prokurorisë kanë qenë 6 të dyshuar , ku në mesin e tyre ka qenë edhe Astrit Dehari , i cili ka qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku faktikisht për shkak të kësaj lënde Astrit Dehari edhe është vrarë. Në aktgjykimin e shkallës së parë shpallur me 17 . 11.2017, por pastaj në bazë të ankesave tina të avokatëve, të të dyshuarve Gjykata e Apelit e Kosovës e ka kthyer rastin në rigjykim dhe rivendosje me 26 .21.2018. Tani janë më tepër se 2 vite e një javë , që po caktohet rigjykimi. Mund të them se kjo çështje ka qenë pak ca e paktueshme ,sepse gjyqtari e ka mbajtur kaq gjatë këtë çështje, duke mos e caktuar rigjykimin mirëpo kjo çështje ndoshta, nesër edhe do të sqarohet’, ka shtuar avokati Gashi.

Sipas tij ky rast është një prej skandaleve më të mëdha juridike që ka ndodhur në Kosovë.

“Mund të them shirë, se kjo çështje është një prej skandaleve më të mëdha juridike që ka ndodhur në Kosovës e pasluftës, për shkak se prokurori kohë më parë pat deklaruar haptas gjatë zhvillimit të gjykimit se këta kanë pasur edhe të dyshuar të tjerë. Mirëpo ata nuk kanë qenë anëtarë të LVV, gjë që është skandaloze që duket që këta kanë shënjestruar aktivistët e VV-së. E edhe më skandaloze është fakti që Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe pse ka shqiptuar dënime të tilla katastrofale me burgim qëllim, rastësisht apo për çfarëdo lloj arsyeje, tjetër të gjitha provat që kanë qenë shfajësuese i ka konsideruar si prova fajësie. Po ashtu mund të them se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 452 faqeve që aktgjykimi i shkallës së parë është prishur dhe është kthyer në rigjykim duket më tepër si një pamflete personal apo politik i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak se veç ka pasur shkelje drastike”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Ai konsideron se Gjykata në aktgjykim ka dashur t’ua mohoj edhe mënyrën e mbrojtjes aktivistëve të LVV, që është një skandal i paparë nga ana e gjyqësisë deri më tani.

“Unë jam avokat i z. Frashër Kransiqi, më herët kam qenë avokat i Petrit Ademit, i cili është liruar dhe unë nesër do të shkojë në mbrojtje të Frashër Krasniqit, përveç se që unë kam qenë avokat i tij, permanent për një periudhë kohor për më tepër se 3 vite. Më herët thashë që Petrit Ademi ka qenë klient i imi por ai është liruar krejtësisht nga kjo çështje. Dhe tani përveç mbrojtjes së Frashërit besoj se interesin kryesor është që të jem prezent në këtë gjykim, për shkak se përmendet sipas Gjykatës se në këtë vepër penale apo sulmi ndaj Ndërtesë së Kuvendit të Kosovës sipas Gjykatës ka marrë pjesë edhe Astrit Dehari”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, gjyqtari i procedurës paraprake i cili tanimë është në pension por edhe prokurori i cili ka përfaqësuar lëndën është në pension , ku gjyqtarë i procedurës paraparke ka qenë z.Vehbi Kashtanjeva. “Unë Vehbi Kashtanjeva do ta paraqes si dëshmitar në rastin e tani të hetimit të vrasjes së Astrit Deharit, se për çfarë arsye, ai e ka lëshuar. Ndër të tjera ai duhet të deklarojë në polici dhe Prokurorinë Speciale se për çfarë arsye ka lëshuar me dhjetëra e dhjetëra leje për vizitë , ndërsa vetëm sa i përket rastit tashmë të të ndjerit Astrit Deharit jo. Ai duhet të jap një sqaqim se për çfarë ka vepruar kështu, dhe po ashtu do ta propozojmë si dëshmitar tani në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit edhe ish prokurorin z. Abdurrahim Islamin i cili tani nuk është më prokuror se është në pension dhe duhet të jep ky sqarime se cilat kanë qenë arsyet e ngritjes së kësaj aktakuze dhe duhet të jep sqarime të tjera sepse duket që direkt e kanë dërguar në vdekje Astrit Deharin për arsye se nuk ka pasur kurrfarë nevoje dhe kurrfarë prove që Dehari mund të jetë i dyshuar po as të tjerët”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Ai ka thënë se caktimi i paraburgimit mbajtja e tij për 78 ditë në Prizren ka sjell pasojë fatale deri tek vrasja e Astrit Deharit.

“E them këtë për arsye të vetme se Astrit Dehari duket se ka qenë i torturuar psiqikisht dhe fizikisht , që të jap deklaratë vet pranuese ku ndoshta ajo deklaratë vet pranuese që nuk ka ndodhur kurrë , do ti implikonte edhe vet krerët e LVV, duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin, gjë që pushteti i atëhershëm ka dashur që ta shpallë organizatë ilegale terroriste dhe faktikisht të fshihet nga lista e partive politike , dhe që të mos ë jetë në skenën politike të Kosovës , gjë që u pa që LVV, ka qenë gjithmonë parti e cila i ka dashur të mirën popullit të vet dhe është mirë që tani , është në pushtet LVV.Dhe e kemi kryeministri Albin Kurtin i cili kaq shumë ka qenë i urrejtur prej pushtëve të kaluar . Mund t’ju them se rigjykimi nesër do të fillojë tek gjyqtari i njëjtë i cili është Beqir Kalludra ,në ora 09:00 dhe do të shohim se si do ti arsyetojë ai shpalljen fajtorë të aktivisteve të LVV.”, ka thënë avokati Tomë Gashi.