Hetim të detajuar dhe nxjerrjen e një vendim të Prokurorit të Shtetit që kërkon të identifikohen vrasësit e Astrit Deharit, ka kërkuar avokati dhe përfaqësuesi i Familjes, Tomë Gashi.

Gashi po ashtu ka kërkuar që të identifikohen shtytësit në vrasjen e Astrit Deharit dhe që sipas tij i bie që po te njëjtit e kanë fshehur vrasjen për tri vite më radhe. Ai ka thënë se kërkesat në fjalë i ka dërguar tek ud. I kryeprokurorit të prokurorisë speciale Afrim Shefkiu.

“Ne kemi kërkuar hetim të ri je kuptimin e nxjerrjes se vendimit të prokurorit të shtetit që përmes hetimeve të identifikohen vrasësit e Astrit Deharit. Po Ashtu kërkesa ime si avokat dhe përfaqësues juridik i familjes Dehari kam kërkuar të identifikohen shtytësit në vrasje të Astritit, që i bie nxitësit, sepse ata që e kanë fshehur për më shumë se 3 vite vrasjen e Astrit Deharit.

Këto kërkesa i kam dërguar me shkrimi tek ud. I kryeprokurorit të prokurorisë speciale z. Afrim Shefkiu”, ka thenë Gashi. Ai po ashtu ka treguar se ka kërkuar shpjegim nga prokurori se është marr lënda nga prokuroria e Prizrenit me 30 tetor 2019, mirëpo deri me tani prokurori nuk ka marrë asnjë veprim serioz për ketë çështje. Deri më tani prokurori nuk ka ndërmarr ndonjë veprim serioz për ketë çështje përpos që është autorizuar policia e Kosovës -njësiti i hetimit të krimeve serioze që të marrin përsëri në pyetje disa dëshmitarë shumica e të cilëve janë gardian të burgut të Prizrenit dhe të cilët edhe me herët kanë dhen deklarata sipërfaqësore për ketë rast.

Avokati Tomë gashi shpreson se gjërat shumë shpejt mund të ndryshojnë për të mirë, pasi sipas tij, Prokuroria do të detyrohet të kryej punën e vet ashtu siç e ka obligim ligjor që do të thotë të hetojnë dhe të gjejn vrasësit e Astrit Deharit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg. “Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit DEHARIT përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.

Ndryshe Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016 me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Instituti i Mjekësisë Ligjore vdekjen e Deharit e kishte konsideruar vetëvrasje, ndërsa disa ekspertë të pavarur të ngarkuar nga familja këtë vdekje e kishin cilësuar vrasje. Familja Dehari kishte kërkuar ekspertizë lidhur me vdekjen e tij nga Instituti zviceran.