Mendoni se politika e kohëve moderne është një rrëmujë?

Merrni në konsideratë Romën e lashtë. Cassiusi, një gjeneral romak i cili shkëlqente në punën e tij nuk ishte një tifoz i madh i Jul Cezarit. Ndërsa Cezari erdhi në pushtet nga një “valë” popullore dhe e shpalli veten lider të përjetshëm të Romës, Casiusi filloi të nervozohej prej sundimin të Cezarit. Përfundimisht, ai e bindi mikun dhe shokun e tij romak, gjeneralin e përgjithshëm, Brutin që “duhej të ndihej” në të njëjtën mënyrë. Edhe pse Bruti ishte mik i Cezarit, ai është udhëhequr nga një “ndjenjë e detyrës”, që e bëri të prekshëm ndaj manipulimeve emocionale prej Casiusit.

Pasi Casiusi i dërgoi Brutit letra të rreme duke theksuar mbështetjen e popullit për vdekjen e Cezarit, Bruti vendosi të veprojë sipas, i udhëhequr prej një sensi të gabuar të nderit. Në 15 mars mars, 44 pes, Bruti udhëhoqi një grup senatorësh që të godasin Cezarin për vdekje, me 23 thika në dyshemenë e senatit, gjë që i bëri Casius-in dhe Brutin një prej çifteve të parë të tradhëtarëve në histori – si dhe më famëkeqët.

Juda Iskarioti
Juda Iskarioti e tradhëtoi Jezu Krishtin për 30 monedha argjendi, dhe qysh atëherë, emri i tij ka qenë sinonim i tradhëtisë prej babëzisë. Juda ishte një nga 12 apostujt e Jezusit dhe historia e Judës si akt tradhtie është regjistruar në ungjijtë kanonikë të Biblës. Tek Mateu 26: 14-16 shkruhet: “Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emrin Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe u tha atyre: “Çfarë do të më jepni, që ta dorëzoj atë tek ju? Dhe ata i numëruan tridhjetë monedha argjendi”.

Jezusi ishte në shënjestrën e krerëve të priftërinjve, dhe Juda e tradhëtoi me një puthje. Puthja nuk ishte një shenjë e dashurisë; ajo ishte në të vërtetë një sinjal për të udhëhequr ushtarët, që menjëherë arrestuan Jezusin dhe e çuan atë te priftërinjtë e lartë. Jezusi u akuzua për blasfemi, u shpall fajtor, i lidhur u dorëzua në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit, i cili e dënoi me vdekje. Ushtarët e zhveshën Jezusin, vendosën një kurorë me gjemba mbi kokën e tij dhe e kryqëzuan duke e gozhduar në kryq. Juda u mbush me keqardhje dhe u përpoq të kthente argjendin, por priftërinjtë nuk do ta pranonin më. Në fund, Juda vari veten. Pak gjëra të tjera dihen për jetën e Judës. Disa historianë besojnë se mbiemri Juda, Iskarioti, është i lidhur ngushtë me fjalën latine për vrasje – sicarius – dhe mund të mos të jetë fare në të vërtetë emri i tij i familjes. Në çdo rast, “Juda” mbetet një sinonim për “tradhtar” edhe sot e kësaj dite.