SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SĒ

KRYESIA
Tre (3) mijë euro gjobë RTK-së për degradimin e paligjshēm të kryetarit të Sindikatës, Fadil B.Hoxha.
Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshēm tē kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha.
Në vendimin e Inspektoratit, të cilin e gjeni të bashkangjitur, RTK obligohet që në afat prej tetë ditēsh ta paguajë këtë  dënim, në të kundērtën do të inicohet procedurë pērmbarimore.
SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit pēr ndëshkimin e paligjshmërisë,  por në anën tjetër ështē e shqetësuar pēr dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak tē veprimeve të papērgjegjshme të Menaxhmentit.
SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së qē ta thērras në pērgjegjësi Menaxhmentin, për dëmin materail dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve tē RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit tē RTK-së.
Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnē dhe të kërkojnē që përgjegjēsit për veprimet e paligjshme të japin llogari.
Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë.
Me respekt,
Kryesia e SPRTK-sē