Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se tre nga policët që luftuan terroristët mbrëmë në Vjenë, kanë qenë shqiptarë nga Kosova.

Këto fjalë kryediplomatja kosovare i tha gjatë një konference për media së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass.

“Tre nga policët që luftuan me terroristët mbrëmë në Vjenë janë shqiptarët të Kosovës”, thotë Haradinaj-Stublla.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.

Mgid
Ajo tha se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit.

Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit.