Tre sofistët më të shquar, të cilët e zhvilluan aktivitetin e tyre në Athinë gjatë shekullit të pestë p.e.s., janë Protagora (Protagoras), Gorgiasi (Gorgias) dhe Trasimaku (Thrasymachus). Ata ishin pjesë e një grupi i cili erdhi në Athinë, ose si mësues privat, ose siç ishte rasti i Hipias (Hippias) nga Elisi, si ambasadorë; dhe ata e quanin veten sofistë ose “intelektualë”. Duke ardhur nga kultura të ndryshme; Protagora nga Abdera e Thrakës, Georgiasi nga Leontini i Sicilisë së jugut, dhe Trasimaku nga Kalcedoni, ata i hodhën një vështrim të shpejtë mendimit dhe zakoneve athinase dhe formuluan pyetje ekzaminuese rreth tyre. Ata u bënë zëdhënës te mëdhenj të ndriçimit grek duke i detyruar athinasit të merrnin në konsideratë se, ose idetë dhe zakonet e tyre janë ngritur mbi të vërtetën, ose ato janë thjesht mënyra konvencionale të të sjellurit. Ata pyesnin: a është dallimi midis grekërve dhe barbarëve, si dhe dallimi midis mjeshtërve dhe skllevërve i bazuar në prova apo thjesht në paragjykime?

Sofistët jo vetëm që kishin jetuar në vende të ndryshme me zakonet e tyre të ndryshme, por ata gjithashtu kishin grumbulluur një fond të gjerë informacioni, bazuar në këqyrjen e shumë fakteve kulturore. Njohuritë e tyre enciklopedike për kulturat e ndryshme i bënë ata skeptikë rreth mundësisë për të arritur ndonjë të vërtetë absolute, sipas së cilës shoqëria të mund të rregullojë jetën e saj. Ata iu imponuan athinasve çështjet: në se kultura helenike është e bazuar në rregulla të bëra nga njeriu apo nga natyra; në se feja dhe kodet morale të tyre janë konvencionale, d.m.th. të ndryshueshëm, apo natyrorë, d.m.th. të pandryshueshëm. Në një menyrë diçisive, Sofistët hapën etapën për një trajtim më të matur dhe më të kujdesshëm të natyrës së njëriut: se si ai e fiton dijen, dhe se si ai mund të rregullojë sjelljen e tij.

Sofistët ishin në radhë të parë njerëz praktikë dhe rrethanat, në demokracinë athinase, në kohën e sundimit të Perikliut, ishin të tilla ku aftësitë praktike mund të viheshin në përdorim shpejt. Ishin interesat dhe aftësitë e fyre në prozë dhe gramatikë si dhe aftësitë e tyre në diskutime, të cilat i bënë ata të jenë të vetmit të përshtatshëm për skenën e kohës. Nën sundimin e Perikliut, aristokracia ishte zëvendësuar me demokracinë, dhe kjo ka patur efekt në intesifikimin e jetës politike në Athinë duke tërhequr qytetarët e lirë në diskutime politike dhe duke i bërë ata të përshtatshëm për të udhëhequr. Edukimi i vjetër aristokratik nuk kishte përgatitur njerëz për kushtet e reja të jetës demokratike, sepse ky edukim kishte qenë i bazuar, në pjesën më të madhe, në traditën familjare. Në të nuk kishte edukim të disiplinuar dhe teorik në fushën e fesë, të gramatikës, dhe të interpretimeve të kujdesshme të poetëve. Sofistët hynë në këtë vakum kulturor, dhe me interesat e tyre praktike, për të dhënë mësime, plotësuan një nevojë urgjente. Ajo, që i bëri ata mjaft të kërkuar, ishte se ata shpallën mbi të gjitha se do t’u mësojnë artin e retorikes, artin e të folurit në mënyrë bindëse. Fuqia e të folurit në menyrë bindëse, ishte bërë një nevojë politike në Athinën demokratike për secilin që shpresonte të ngrihej në nivelin e udhëheqësit. Për arësye të njohurive të gjera mbi gramatikën, të fondit të tyre të informacionit mbi kulturat e ndryshme, si dhe për shkak të eksperiencës së tyre të gjerë të fituar nga udhëtimet dhe mësimet në shumë vende, sofistët zotëronin giithçka që ju nevojitej për të përgatitur qytetarët e rinj athinas.

Reputacioni i sofisteve në fillim ishte shumë i favorshëm. Ata bënë një shërbim të madh duke i mësuar njerëzit të paraqisnin idetë e tyre qartë dhe në mënyrë bindëse. E folura e qartë dhe fuqia bindëse ishin, veçanërisht, të domosdoshme në një asamble popullore, ku do të ishte shkatërrues lejimi i debatit midis folësve të papërgatitur, të cilët nuk mund as të paraqesnin idetë e tyre në mënyrë efektive dhe as të zbulonin gabimet në argumentet e kundërshtarëve. Por retorika u bë si një thikë e cila mund të përdoret për mirë ose për keq, për të prerë bukë ose për të vrarë. Ai, që do të zotërojë fuqinë e aftësisë bindëse, mund ta përdorë këtë fuqi ose të zgiidhë një problem të vështirë dhe, duke rezistuar psikologiikisht, të arriië në një ide të mirë; por mund ta përdorë, nga ana tjetër, për të imponuar një ide për të cilën ai ka një interes të veçantë, ku mirësia e brendshme e së cilës është e diskutueshme. Kalimi, nga njëri përdorim i retorikës tek tjetri, ishte lehtësuar shumë nga skepticizmi i brendshëm i sofistëve. Ishte skepticizmi dhe relativizmi i tyre qe i bëri ata të dyshimtë. Asnjë nuk mund t’i kritikojë ata për përgatit|en e juristëve të aftë, per të argumentuar të dy anët e një rasti. Sigurisht, një person meriton të ketë mbrojtësin e tij për të përballuar me sa më shumë aftësi akuzat që bëhen kundër ti|. Për sa kohë arti i të folurit bindës është i lidhur me gjetjen e së vërtetës nuk ka asnjë ankim për sofistët. Por, kur ata e shihnin të vërtetën si një çështje relative, ishte e pashmangshme që ata të akuzoheshin se po i mësonin të rinjtë, se si të bënin që, një rast i keq, të duket i mirë ose që një padrejtësi të duket e drejtë. Për më tej, ata morën namin se mblidhnin të rinjtë nga familje të mira dhe ju mësonin analiza kritike dhe shkatërruese të traditave fetare dhe të pikëpamjeve etike. Namit të tyre të keq mund t’i shtojmë edhe largimin e tyre nga imazhi i filozofit si një mendimtar i painteresuar për të fituar para. Sofistët, përkundrazi merrnin pagesa për mësimet e tyre dhe duket se kërkonin të lidheshin me të pasurit, të cilët ishin në gjendje të paguanin. Sokrati ka marrë mësime nga sofistët, por, për shkak të varfërisë së tij, ai mundi të ndiqte vetëm “kursin e shkurtër” të tyre.

Midis sofistëve, që erdhën në Athinë, Protagora nga Abdera ishte më i vjetri dhe më me influencë në shumë drejtime. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress