KUJTIME!

Vjollca Bajraj

Sot në ditlindjen e Çlirim Kafexhiu,u ktheva mbrapa 21 vjet. Nuk më kujtohet cfarë ditë ishte veq e di se me thirren për me i ndihmu në lindje një mikeshes time. E kujtoj në detaje ate ditë. Shkova thuja se duke vrapu vreshtave, sepse rruges kryesore ishte e pamundur nga ushtarët e policët.

Nuk kisha mjete te sterilizuara po kte e bëra si ne kohët e vjetra, i lash të vlojnë ne zjarr qe te sterilizohen. Po nuk kisha as medikamente, veq kisha guximin e dëshirën time per të ndihmuar në atë kohë pa kohë!

Lindja nuk po kryhej aq shpejtë e pas nji kohe te qendrimit tim aty, erdhi vjehrra te me tregonte se në pjesen e qytetit ku ne rrinim, kishin urdhër qe ta leshonin ate pjesë, e qe dy fëmijët e mi nuk donin te hynin ne kamion pa mua. Ishte vendim i vështire per mua….të shkoja me femijet e familjen time, se mbase do te ndaheshim e me nuk do ti shihja, apo te rrija per te ndihmuar nje grua me dhimbje lindjeje qe i kishte syte në mua. Nuk pata zemër ta braktisja një nënë qe priste ndihmen time…..edhe pse nuk e dija a do ti shihja me femijët e mi ( në ato kohë nese ndaheshe , asnjihere nuk e dije a takohesh prapë me të dashurit tu).

Dhe pas pak kohe erdhi ne jete nji djalë te cilin e quajten Çlirim, dhe te cilin sot pas 21 vjete une e kam shokë ne FB, dhe qdo here ne ditëlindjen e tij kthehem mbrapa ne ate ditë shume te vështirë per mua. Edhe sot kur mendoj,ndjehem krenare si profesioniste, si qenje njerëzore per vendimin e marrë……po gjithmonë ndjej nje dhimbje kur e imagjinoj vajin e fëmijëve te mi ( njëri 11 e tjetri 4 vjeqarë) të cilet asesi nuk donin ta linin mamin e tyre. Mendja e tyre nuk kuptonte më shumë se dashurinë per njeriun më të dashur, mbase e ndjenin se po i braktisja…..edhe sot me bëhet nji boshllëk kur e mendoj gjendjën emocionale te dy femijeve qe nuk e kuptonin pse mami nuk i pergjigjej thirrjes se tyre. Shpresoj qe sot qe janë te rritur te ma kenë falur qe nuk isha me ta ne ato momente të traumes.

Gjatë luftes kam kryer edhe lindje të tjera, por qe më nuk di se çka ështe bërë me ata femijë qe tash duhet ti kenë 21 vjet. E mbaj mend një lindje te nje gruaje nga Potoqani e cila kishte ecur në këmbë me dhimbje lindjeje per të kerkuar ndihmë tek unë, se kurrsesi nuk kishte mundur ta kryej lindjen ne shtepi. Ishte lindje e vështirë, lindi nje vajze dikund 5 kg dhe ishte pikerisht dita kur i vranë familjarët e mi….mes lotësh u gëzova qe solla në botë një jetë të re.

Çdo kush i kemi historitë e tona të luftes, unë kam edhe shumë tjera po sot ditëlindja e Çlirimit më ktheu mbrapa në kohë!