Tregu i punës ka nevojë për astronaut për të parën herë pas 11 vitesh. Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) po kërkon astronaut të rinj, që i përkasin grupmoshës 27 – 37 vjeç.
“Diversiteti në ESA nuk duhet të adresojë vetëm origjinën, moshën, prejardhjen ose gjininë e astronautëve tanë, por gjithashtu edhe aftësitë e kufizuara fizike” u shpreh David Parker, drejtor i ESA për kërkime njerëzore dhe robotike.
Periudha e aplikimit do të zgjasë nga 31 mars deri më 28 maj në faqen e internetit të karrierës ESA. Kandidatët më pas do të futen në një proces përzgjedhje me gjashtë faza që është planifikuar të përfundojë në tetor 2022, thuhet në deklaratë.
Aplikantët duhet të jenë shtetas të një vendi anëtar të ESA, të jenë brenda kufijve të lartësisë prej 153 deri 190 centimetra dhe të flasin dhe lexojnë anglisht, sipas uebsajt- it të ESA.
Agjencia kërkon një diplomë universitare, ose ekuivalente me të, në shkencat natyrore, inxhinierinë ose mjekësinë dhe preferon aplikantët me të paktën tre vjet përvojë profesionale në një fushë të ngjashme.
Burimi origjinal: CNN