Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria duke refuzuar të pranojë edhe kritikat e bëra se SHBA po braktisi kurdët.

Kurdët janë aleatë tanë, por ata po luftojnë për vendin e tyre. Ata nuk na ndihmuan në Normandi p.sh dhe ka një dallim të madh. Kemi dhënë ndihma të jashtëzakonshme ndaj tyre, në armë, municione dhe para, tha ndër të tjera Trump.  

Me teza izolacioniste në dukje, presidenti amerikan ka deklaruar se politika e tij e tërheqjes së SHBA nga fronte të shumta është e duhura dhe ajo po gjen mbështetje në Amerikë. Sipas tij luftërat që vazhdojnë prej qindra vjetësh me një urrejtje irraconale nuk i përkasin Amerikës. Trump po bën përherë e më të qartë se ai nuk do të autorizojë ndonjë ndërhyrje ushatarake brenda mandatit të tij të parë, duke u sjellë si një biznesmen që te çdo politikë sheh edhe fitimin përpara se të bëjë shoun e politikanit. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!