Pete Hegseth me prejardhje norvegjeze, do të jetë Sekretari i Mbrojtjes në administratën Trump. Hegseth vjen nga karriera ushtarake dhe së fundmi drejtonte një program për ushtrinë në Fox News. 

Elon Musk dhe Vivek Ramsawamy do të drejtojnë Departamentin e Efiçencës Qeveritare. Sapo ka marrë emërimin, Musk ka deklaruar se nga 428 agjenci federale mjaftojnë 99,  një operacion i thellë. 

John Ratclife do të jetë drejtori i ri i CIA-s. Ai ka qenë drejtor i NSA-së për i vit dhe cilësohet si partizan i Trump.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams, e ka cilësuar si të dështuar sistemin amerikan të imigracionit, ndaj ka njoftuar se do t’i bashkohet politikave të Trump.

Po kështu presidenti i ri amerikan, ka caktuar ish-guvernatorin e Arkansasit, Micke Huckabee si ambasador nê Izrael, ndërkohë që investitori hebre, Steve Witkoff do të jetë I Dërguar i Posaçëm i ShBA-ve për Lindjen e Mesme. 

By