Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka quajtur me mllef rivalët Demokratë në Washingotn si “Majtistë sikur Venezuela në steroide”, pasi që anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan në favor të Ligjit Kundër Ndalimit, duke e shfuqizuar ligjin e tij që ndalonte hyrjen e vizitorëve nga disa shtete me shumicë myslimane, shkruan The Independent.

Ndërkohë presidenti e ka përshkruar koronavirusin si “ngadalësues” dhe “frenues” për numrat e tij në sondazhe, gjersa SHBA-ja përjetoji numrin rekord të rasteve ditore të premten, me 73,400 infektime të reja dhe 1,100 viktima nga Covid-19, transmeton KOHA.

“Po bënim punë të mirë, po lundronim. Edhe George Washingtoni do të na kishte zili”, tha presidenti gjatë një interviste në Shtëpinë e Bardhë. “E pastaj erdhi virusi kinez dhe na ngadalësoi”.