Sidoqoftë, hulumtimet tregojnë se meshkujt tullacë nuk kanë fare arsye të mendojnë gjëra të tilla.

Kjo sepse tullacët shpeshherë perceptohen si persona me më shumë vetëbesim, më të mençur dhe më dominues.

Studimet po ashtu tregojnë se meshkujt pa flokë perceptohen si më dominues në shoqëri në krahasim me meshkujt tjerë.

Edhe hulumtimet tjera kanë treguar se meshkujt tullacë vlerësohen nga femrat si më të sinqertë, më inteligjentë, e madje edhe më mashkullorë.

Këto hulumtime janë mbështetur edhe nga Universiteti i Pennsylvanisë, të cilët kanë dëshmuar se njerëzit kanë tendenca t’i shohin meshkujt pa flokë si më të fortë, më dominues dhe më të suksesshëm.