Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Ka deklaruar se Turqia do të kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas akteve të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.

Është e qartë se ata që lejuan një skandal të tillë jashtë ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin ndonjë favor prej nesh lidhur me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO

është shprehur Erdogan në një konferencë për shtyp. Sipas tij fakti që akti u konsumua para ambasadës turke e shndërron çështjen në një problem fetar dhe kombëtar për Turqinë.

Ne e dimë se që nga Kryqëzatat, Islami dhe nocioni i « turkut » konsiderohen njësoj dhe ne si komb jemi krenar për këtë. Për më tepër, kjo mendësi është përpjekur për një kohë të gjatë të legjitimojë organziata terroriste nën preteksin e demokracisë, ka shtuar ai.

Duket se në përplasje të tilla të inskenuara, Erdogan po mbjell elementë të fushatës elektorale ndërkohë që në pamundësi për të marrë një po për momentin për Suedinë, në media po qarkullon ideja që Finlanda të anëtarësohet pavarësisht bllokimit të fqinjit të saj. Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ka deklaruar për televizionin “Yle” se kërkesa e vendit të tij, dorëzuar në bllok me Suedinë duhet rikonsideruar për t’u bërë më vete për shkak se “duhet parë evolucioni i situtës”.