Turqia dhe forcat kurde siriane po akuzojnë njëra-tjetrën se kanë shkelur marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit, informon dritare.net.

SHBA njoftoi të enjten se kishte ndërmjetësuar një pauzë pesë-ditore në luftime, për të lejuar forcat kurde të tërhiqeshin.

Turqia i shikon forcat kurde si grupe terroriste dhe dëshiron të krijojë një zonë të sigurt për kufirin e saj.

Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, dhuna sporadike ka vazhduar, veçanërisht rreth qytetit kufitar Ras-al-Ain, informon dritare.net.

Të shtunën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se Turqia do të “shtypte kokat” e luftëtarëve kurdë nëse ata nuk tërhiqeshin nga zona e sigurt në periudhën 120-orëshe, të rënë dakord nën armëpushimin.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë akuzoi forcat kurde për kryerjen e 14 sulmeve “provokuese” në 36 orët e fundit, kryesisht në qytet, dhe këmbënguli që forcat turke po respektonin plotësisht marrëveshjen.

Sidoqoftë, Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët kanë akuzuar Turqinë për shkeljen e armëpushimit