Standardi i hapur mund të cenojë modelin e biznesit të Twitter duke u krijuar hapësira konkurrentëve të cilët ofrojnë filtra, sugjerime përmbajtjeje apo mjete të tjera që mund të jenë më popullore për konsumatorët.

Twitter ka planifikuar të krijojë një grup të pavarur hulumtimi i cili do të krijojë një sistem të hapur dhe të decentralizuar për rrjetet social tha shefi ekzekutiv i kompanisë Jack Dorsey ditën e Mërkure.
Me këtë nismë ai synon të eliminojë presionin ndaj kompanisë nga kritikët e politikave të përmbajtjes por nga ana tjetër mund të shënojë startin e konkurrentëve të rinj.
Sistemi nuk do të jetë në pronësi të një kompanie të vetme private tha Dorsey dhe përdoruesit mund të shfrytëzohet për të përdorur një varietet shërbimesh në të njëjtin rrjet njësoj sikur zgjedhin ofrues të ndryshëm e-mail-i për të parë të njëjtin mesazh.
Monitorimi i gjuhës së urrejtjes në median sociale ka kërkuar investime të shumta nga njëra anë dhe kritika nga përdoruesit të cilët i shohin politikat si tejet agresive nga ana tjetër.
Ai tha se qasja e re do të ndihmonte Twitter të fokusonte përpjekjet në ndërtimin e algoritmave të hapur të cilët promovojnë bashkëbisedim të shëndetshëm dhe do të na detyrojnë më bëhemi më inovativë se në të kaluarën.
Ideja është që zhvilluesit mund të përdorin algoritmet e tyre për të ofruar individëve akses specifik në të njëjtat rrjete sociale.
Për shembull një individ mund të regjistrohet me një ofrues i cili filtron agresivisht materialet raciste ndërsa një tjetër regjistrohet tek një ofrues që promovon bisedat apo lloje të tjera përmbajtjesh.
Standardi i hapur mund të cenojë modelin e biznesit të Twitter duke u krijuar hapësira konkurrentëve të cilët ofrojnë filtra, sugjerime përmbajtjeje apo mjete të tjera që mund të jenë më popullore për konsumatorët.
Për shembull disa ofrues mund të grumbullojnë më pak të dhëna për reklamat ndërsa të tjerët mund ta braktisin reklamimin në favor të një shërbimi me pagesë duke aplikuar filtra apo kufizime të memories.
Teknologjia blockchain në këtë rast mund të ofrojë një model për decentralizimin e hostimit të përmbajtjes apo edhe monetizimit të medias sociale.